Live

Kroacia i kërkon Serbisë zbardhjen e fatit të 1 mijë e 816 personave të pagjetur nga lufta

20:51 / 28 Janar 2023

Nga Kosova Live

Në takimin e Ministrit të Punëve të Jashmte të Kroacisë, Gordan Grliç me Ministrin të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, temë ishte zgjidhja e çështjeve të hapura ndërmjet dy shteteve, ndërsa Radman tha se Kroacia nuk mund të shtiren kinse asgjë s’ka ndodhur para 32 viteve, nga agresioni i regjimt të Sllobodan Millosheviqit.

Në lidhje me të ardhmen evropiane të Serbisë, Radman tha se Kroacia dëshiron që Serbia të adresojë çështjet e Kapitullit 23 të negociatave me BE-në, ku përfshihen të drejtat e pakicave, të zhdukurve, të përndjekurve për krime lufte, kompensim për të burgosurit, e të tjera.

Kroacia kërkon zbardhjen e fatit të 1 mijë e 816 personave të zhdukur në luftë, tha Radman, për të cilët Serbia ende nuk ka dhënë përgjigje.

“Kryetari i Komisionit për të Pagjeturit në Qeverinë e Serbisë, Veljko Odalloviq do të udhëtojë për në Zagrebm ku do të takojë kolegët nga Ministria për Veteranët në Kroaci”, tha ministri kroat.

Shpërndaje në

U Kopjua