Kroacia do t’i mbajë zgjedhjet presidenciale muajin e ardhshëm, njoftoi kryeministri i këtij vendi, Andrej Plenkoviq.
Zgjedhjet e 22 dhjetorit do ta nxjerrin presidenten aktuale, Kolinda Grabar-Kitaroviq, kandidate e Unionit Demokratik të Kroacisë, në garë kundër kandidatit të Social-Demokratëve dhe ish-kryeministrit, Zoran Millanoviq.
Dy kandidatë të pavarur gjithashtu kanë mbështetje në sondazhe.
Pozita presidenciale është kryesisht ceremoniale në Kroaci.
Presidenti nuk mund t’iu vë veto ligjeve, por ka rol në politikën e jashtme dhe mbrojtje, përcjell rel. Sipas sondazheve të fundit, Garbar-Kitaroviq është favorite për t’i fituar zgjedhjet me rreth 29 për qind të votave, ndërsa Millanoviq do të jetë i dyti me 24 për qind.
Në garë do të jenë edhe Miroslav Skoro, këngëtar, dhe ish-gjykatësi Mislav Kolakushiq.
Nëse asnjëri nuk e fiton shumicën në rrethin e parë të zgjedhjeve, rrethi i dytë do të zhvillohet më 5 janar të vitit 2020.