Live

Kroacia mirëpret aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

16:49 / 15 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Kroacia e ka mirëpritur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, ka thënë se vendi i tij është i gatshëm ta ndihmojë Kosovën në rrugën e nisur.

“Mirëpresim kërkesën e Kosovës për anëtarësim Bashkim Evropian dhe i urojmë shumë suksese në rrugëtimin e tyre evropian! Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje dhe të ndajmë përvojat kroate”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.

Shpërndaje në

U Kopjua