Nga KRU ‘Hidrodrini’ në Pejë bënë thirrje të përsëritur që të kihet kujdes me ujin e pijes për shkak të turbullirave që janë paraqitur në disa prej burimeve të zonës së mbulueshëmrisë në Pejë, Deçan, Istog, Klinë dhe Junik.
“Konsumatorët që vërejnë turbullira në ujë të pijshëm, u bëhet thirrje që ta konsumojnë ujin të vluar dhe të raportojnë te njësitë e kompanisë”.
“Ekipet e terrenit të KRU ‘Hidrodrini’, në tërë zonën e mbulueshmërisë, komunat Pejë, Istog, Deçan, Klinë dhe Junik vazhdojnë të përcjellin nga afër situatën e krijuar dhe gjendjen e burimeve, si pasojë e reshjeve të pandërprera që vazhdojnë”, thuhet mes tjerash në kumtesën për media të KRU ‘Hidrodrini’ – Pejë.