Live

KRU “Prishtina” nga sot vihet pas konsumatorëve borxhlinj, pason shkyçja

09:35 / 08 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka deklaruar se meqenëse Qeveria e Kosovës ka bërë lehtësimin e masave antiCOVID, tanimë konsiderohet se situata në vend për sa i përket rrezikut nga pandemia është reduktuar dhe se aktivitet shoqërore dhe institucionale i janë kthyer normalitetit sikur në kohën e para pandemisë.

Rrjedhimisht sipas tyre, bazuar në Vendimin e ARRU-së , ujësjellësit të Prishtinës iu janë hapur të gjitha rrugët ligjore që nga sot të fillojë me shkyçjen e të gjithë konsumatorëve borxhlinj të shërbimeve të ujit.

“Pra, përveç bizneseve dhe institucioneve do të shkyçen nga shërbimet e ujit edhe konsumatorët shtëpiak/ individual”, thuhet në kumtesën e KRU “Prishtina”.

Shpërndaje në

U Kopjua