Kryediplomati grek, Nikos Dendias, sot ka qëndruar në Beograd ku është pritur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Ai tha se në takimin me të temë qendrore ishte dialogu Kosovë-Serbi, duke shtuar se vendi i tij mbështet përpjekjet e Bashkimit Europian në këtë proces.
Jam pritur përzemërsisht nga Presidenti i Serbisë Alekandar Vuçiq sot në Beograd. E përgëzova për marrëveshjen e fundit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të arritur në Ohër. Përsërita mbështetjen e vendosur të Greqisë ndaj përpjekjeve të BE-së për përparimin e mëtejshëm të dialogut Beograd-Prishtinë, me synimin për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme”.
Dendias tha se në diskutim me Vuçiqin janë përfshirë edhe zhvillimet rajonale dhe perspektivën europiane për Ballkanin Perëndimor.
I was cordially received by #Serbia President @avucic today in #Belgrade. I congratulated him on the recent agreement between Belgrade & Pristina reached in Ohrid. (1/2) pic.twitter.com/2A7fjA9dJ6
— Nikos Dendias (@NikosDendias) March 22, 2023