Live

Kryediplomati grek vjen nesër në Kosovë

18:29 / 11 Mars 2023

Nga Kosova Live

Nesër në Kosovë do të qëndrojë kryediplomati grek, Nikos Dendias.

Këtë e ka bërë  të ditur në një komunikatë për media, Zyra e Presidencës së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Dendias në orën 11:00 pritet të takohet me të paren e vendit.

“Në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit”, thuhet në komunikatën e Presidencës. 

Shpërndaje në

U Kopjua