Live

Kryediplomati i Togos në Twitter e fshehu deklaratën për çnjohjen e Kosovës

16:02 / 17 Janar 2023

Nga Kosova Live

Zyrtarët e lartë serbë e ftuan në Beograd Robert Dusseyn, ministrin e jashtëm të Togos me një qëllim: për ta thënë publikisht se e ka çnjohur Kosovën. Por,  togolezi që më 2014 e kishte konfirmuar njohjen e Kosovës e di që një deklaratë e tillë e bën  diplomat joserioz. Pas konferencës për media ku tha se është revokuar njohja e Kosovës, Dussey postoi vetëm për takimet dhe marrëveshjet që bëri me serbët.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic gjatë vitit të kaluar thoshte se në sirtar po i mban rreth 9 vendime të shteteve që e kanë çnjohur pavarësinë e Kosovës. Megjithatë kreu i shtetit serb zgjodhi që të fliste për këtë temë vetëm pas përmbylljes së aksionit të dirigjuar nga Beogradi për barrikadat. Vuçiq bashkë me kreun e diplomacisë serbe dhe njeriun e besuar të Putinit në Serbi, Ivica Daçiq,  në fillim të këtij viti i janë rikthyer ofensivës diplomatike kundër Republikës së Kosovës.

Në një konferencë për media, Vuçiq kishte përmendur 9 shtete që sipas tij kishin tërhequr njohjen për Kosovën. Megjithatë gjithë ato pretendime u demantuan më pas nga ambasadorët e atyre vendeve të cilët realizuan takime me ambasadorët e Republikës së Kosovës në disa shtete.

Por Serbia luftën diplomatike të saj nuk e la me aq. Më 16 janar kishin përgatitur një pritje në Beograd për Ministrin e Punëve të Jashtme të Togos, Robert Dussey. Orkestruesi  i gjithë kësaj, miku i afërt i Vladimir Putinit dhe shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.

Në konferencën e përbashkët për media kur Dussey u pyet për çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, tha se vendimi për tërheqjen e vendimit për njohjen është përfundimtar.

“Ne në Togo njohim vetëm një Serbi, atë unike. Më vjen mirë që përmendët tërheqjen e njohjes së Kosovës, ajo tërheqje është përfundimtare”, ka thënë Dussey në konference për media nga Beogardi.

Pas kësaj konferencë kryediplomati nga Togo ka publikuar edhe një numër të madh të postimeve në “tëitter”, në një prej të cilave i referohet Ivica Daçiqit edhe si “vëlla”.

Pas Daçiqit, Dussey ka takuar edhe kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq dhe kreun e Parlamentit të Serbisë, Vladimir Orlic. Ndërkohë në llogarinë e tij në “tëitter” ka publikuar një numër të madh njoftimesh në serbisht, anglisht e frëngjisht, sikur donte të tërhqite vëmendjen nga deklarata e bërë për punën e njohjes së Kosovës, meqë kishte qenë pikërisht Dussey ai që kishte vendosur për ta njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Pas kësaj deklarate të Dussey për punën e njohjes ka reaguar edhe shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla Schëarz, duke thënë se Togo e ka çnjohur Kosovën në vitin 2019, derisa ka goditur ata që po e kritikojnë.

“Shumë shkurt, në fund të një dite të ngjeshur me plot takime pozitive për Kosovën dhe rrugën e saj euroatlantike:Të gjithë të ekzaltuarve rreth “ç’njohjes” së Togos dhe propagandës së Daçiçit dua t’iu rikujtoj që ajo ka ndodhur në vitin 2019, pra shumë kohë para se vinte në detyrë kjo qeveri.Më e pakta që do të duhej të ndodhte pas një propagande të tillë të përsëritur dhe fushatës kundër Kosovës është qëndrimi unik ndaj propagandës së Daçiçit dhe Vuçiçit, jo vetëm rreth “ç’njohjeve”.Të dhëmbin sytë kur sheh se sa shumë përjargen disa, sa herë që Sllobo i Vogël përpiqet t’i japë një shqelm Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.

Pa reaguar s’ka qëndruar as këshilltar i Behgjet Pacollit sa ishte në krye të diplomacisë, Jetlir Zyberaj. Ky i fundit ka përmendur një biznismen që sipas tij ka përgatitur rrugën për Serbinë deri tek marrja e çnjohjes nga Togo.

Zyberaj thotë drejtori i kompanisë Valtacom Institute, Vladimir Cizelj, të cilin e quan edhe “sekser të Dacicit dhe Vucicit” është i përfshirë në gjithë historinë e çnjohjes nga Togo.

“Drejtori i Kompanisë “Vlatacom Institute”, Vladimir Cizelj, sekseri i Vuçiqit dhe Daçiqit, i njohur për afera korruptive në shumë vende afrikane dhe me çështje gjyqësore në Botsvanë, është personi që vazhdon të shtroj tepihun e kuq për diplomacinë koruptive të Serbisë, që ka prekur edhe ministrin e Jashtëm të Togos, Robert Dussey.

Nuk është se pritet diçka tjetër nga Serbia, ajo ka këtë formë të politikës së jashtme, duke mbështetur regjime që vrasin njerëz dhe korruptojnë diplomatë. Problemi është se në Kosovë ka nga ata që e përdorin këtë fushatë të Serbisë, e cila është kundër shtetit të Kosovës, më së shumti për sulme ndaj kundërshtarëve politikë, e ndaj Serbisë heshtin”, ka shkruar Zyberaj.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...