Kryeministri australian Anthony Albanese ka rezultuar pozitiv me koronavirus për herë të dytë dhe do të punojë nga shtëpia gjatë kohës që do të jetë në izolim.
Në tetor, Australia i dha fund karantinës së detyrueshme për të infektuarit me COVID .
“Unë inkurajoj këdo që ka simptoma të testohet dhe të marrë masa paraprake për të ruajtur të afërmit dhe fqinjët e tyre,” tha Albanese në një deklaratë.