Live

Kryeministri Haradinaj jep dorëheqje

16:23 / 19 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. Ai këtë vendim e bëri të premten, pas mbledhjes së Qeverisë, duke shtuar se deri te ky vendim ka ardhur për shkak se ka marrë një thirrje për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale si i dyshuar.

“Pas kësaj dorëheqje mandatin ia kthej popullit, ju jemi të parët që iu informoj qeveria e vendit vazhdon të kryej funksionet e veta pa krijuar vakuum, do i informojë zyrtarisht gjitha institucionet relevante do i mbes gjithnjë besnik atdheut, ishte ndër të i shërbej vendit, dorëheqja është e parevokueshme”, ka thënë shkurt Haradinaj.

Shpërndaje në

U Kopjua