Kryeministri Andrej Plenkoviq po merr pjesë në forumin ekonomik në Davos, ku sot u takua me presidentin serb Aleksander Vuçiq.
Takimi mes Plenkoviqit dhe Vuçiqit ka nisur pak pas orës 9 të mëngjesit dhe ka zgjatur gjysmë ore.
“Gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kam biseduar me presidentin e Serbisë, Vuçiq, për marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugën evropiane të vendeve fqinje. Krahas politikës së dialogut dhe qetësimit të tensioneve, është e nevojshme të bëhen përpjekje shtesë në zgjidhjen e çështjeve të hapura” tha Plenkoviq pas takimit.
Kryeministri kroat ia ka përmendur Vuçiqit edhe situatën me Kosovën.
“Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ne duam të qetësojmë tensionet dhe t’i normalizojmë ato. Komuniteti ndërkombëtar është i përkushtuar për “zhvillimin paqësor të situatës në Evropën Juglindore, dhe veçanërisht për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës” ka thënë ai.