Live

Kryeministri kroat: Mirëpresim kërkesën e Kosovës për anëtarësim në BE

17:17 / 15 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, sot deklaroi se e mirëpresin kërkesën e Kosovës për aplikim në Bashkimin Evropian.

Ai potencoi se do të vazhdojnë të ofrojnë përkrahje për Kosovën.

“Mirëpresim kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian dhe i urojmë suksese në rrugëtimin e tyre evropian! Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje dhe të ndajmë përvojat kroate.”, shkroi Plenkoviq në Twitter, ku uroi presidenten Vjosa Osmani, kryemininistrin Albin Kurti dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot i dorëzoi Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian, aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Shpërndaje në

U Kopjua