Live

Kryeministri maqedonas Kovaçevski viziton gazetarët që po raportojnë për takimin Kurti-Vuçiq

20:53 / 18 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, është duke qëndruar me gazetarët të cilët janë duke pritur rezultatet e takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit.

Pas një pauze mbi njëorëshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë rinisur bisedimet nën ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë.

Dy udhëheqësit po takohen me ndërmjetësimin e zyrtarëve të BE-së, për të diskutuar zbatimin e një plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

BE-ja më herët tha se Kurtit dhe Vuçiqit do t’iu prezantojnë një “plan të konsoliduar” të zbatimit të këtij propozimi, i cili synon t’i çojë palët drejt një marrëveshjeje përfundimtare.

Para takimit trepalësh, Borrelli e Lajçaku kanë takuar ndaras kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë.

Shpërndaje në

U Kopjua