Live

Haradinaj sot shkon në Hagë

07:35 / 23 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, udhëton sot për në  Hagës për t’u intervistuar si i dyshuar nga Gjykata Speciale. Ai ka thënë se nuk do të ketë të angazhuar ndonjë avokat, posre do të mbrohet i vetëm. “Nuk mendoj që kam nevojë për avokat, mendoj që jam i pafajshëm, ndoshta duhet të kem një këshilltar ligjor”, ka thënë  Haradinaj për media.

Në anën tjetër, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, ka thënë së ftesa e Gjykatës Speciale ndaj Haradinaj “është vetëm fillimi”. Do të vijnë edhe 5-6 ftesa të tjera”, ka deklaruar Haziri, i ftuar në emisionin DPT te Fidani  “Procesi po shkon drejt hapjes dhe jo drejt mbylljes. “Këto janë vetëm ftesa për dëshmi. Shumë shpejt kanë me ardhë aktakuzat”, ka thënë kryetari i Gjilanit.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pa asnjë paralajmërim ka dhënë dorëheqje të parevokueshme fundjavën që shkoi pasi kishte marrë një thirrje për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale si i dyshuar

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...