Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka marrë një letër që përmban një mjet shpërthyes “të ngjashëm” me atë që shkaktoi një shpërthim në ambasadën e Ukrainës në Madrid.
Kështu raportojnë mediat e huaja, sipas të cilave, pajisjet i janë dërguar gjithashtu një prodhuesi armësh në veri të vendit dhe në një bazë e forcave ajrore në periferi të kryeqytetit spanjoll.
Zarfi i fundit u skanua nga rreze X dhe oficerët e sigurisë së forcave ajrore përcaktuan se ai përmbante “një mekanizëm”, tha një deklaratë të enjten.
Mësohet se kjo letër ka mbërritur më 24 nëntor – dhe policia është ende duke analizuar përmbajtjen.
Ndryshe, një nëpunës i ambasadës së Ukrainës në Madrid të Spanjës, është lënduar në atë që dukej të jetë bombë e vendosur në një letër, kishte njoftuar të mërkurën policia spanjolle.
Punonjësi i ambasadës ka pësuar lëndime të lehta trupore, dhe është dërguar me urgjencë në spital për trajtim.
Fotografitë më lartë janë të fundit që dolën nga baza ajrore Torrejon de Ardoz, ku një pajisje e dyshuar shpërthyese e fshehur në një zarf u gjet të mërkurën.