Live

Kryeministrja finlandeze thotë se Evropa s’është mjaft e fortë dhe se pa ShBA-në do të ishte në telashe

08:42 / 03 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, ka thënë se Evropa nuk është “mjaft e fortë” për t’i bërë ballë pushtimit rus të Ukrainës, andaj i është dashur të mbështetet në ShBA-në.

Gjatë një vizite në Australi, udhëheqësja e anëtarit në pritje të NATO-s tha se mbrojtja e Evropës duhet të forcohet.

“Duhet të jem brutalisht e sinqertë me ju, Evropa nuk është mjaft e fortë tani”, tha ajo. “Do të ishim në telashe pa Shtetet e Bashkuara”.

ShBA-ja është deri tani është ofruesi më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Që nga fillimi i luftës në shkurt, ajo ka dhënë 18.6 miliardë dollarë në mbështetje të Ukrainës, u tha një konferencë kërkimore muajin e kaluar nga Dhoma e Komunave të Mbretërisë së Bashkuar, raporton BBC.

Donatori i dytë më i madh është Bashkimi Evropian, i ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar, thotë Instituti Kiel për Ekonominë Botërore. Por kontributet e tyre janë pakësuar nga ato të ShBA-së.

Marin tha se duhet bërë më shumë për të forcuar mbrojtjen evropiane.

“Shtetet e Bashkuara kanë dhënë shumë armë, shumë ndihma financiare, shumë ndihma humanitare për Ukrainën dhe Evropën nuk është ende mjaft e fortë. Evropa duhet të sigurohet se po i ndërton ato aftësi kur bëhet fjalë për mbrojtjen evropiane, industrinë evropiane të mbrojtjes dhe duke u siguruar që ne mund të përballemi në lloje të ndryshme situatash”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...