Live

Kryeshefi i KEK-ut lëshon mbledhjen në Komision, Beqa: Të sillet me Polici

13:25 / 02 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ka dështuar raportimi para Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike. Kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi ka lëshuar mbledhjen, teksa po intervistohej për këtë çështje.

Pas miratimit të rendit të ditës, pesë pikësh, në të cilën përfshihen, mes tjerash, edhe intervistat e dëshmitarëve të KEK-ut dhe KEDS-KESCO, kryesuesi I Komisionit, Hajdar Beqa, deputet nga radhët e PDK-së, shtroi pyetjen pse nuk është kryer remonti  njësisë A5, ngase, sipas tij, që nga korriku kemi reduktime të rrymës elektrike.

Kjo pyetje shkaktoi debat në mes të kryeshefit aktual të KEK-ut, Nagip Krasniqi, dhe të kryesuesit të këtij komisioni, si dhe të disa deputetëve të opozitës, përfshirë këtu, deputetin Armend Zemaj, por edhe të deputetit Halil Thaqi, nga radhët e LVV-së, duke shkëmbyer akuza e kundërakuza ndërmjet tyre, derisa u ndërpre mbledhja, pasi nga KEK-u kanë liruar sallën bashkë me deputetët nga partia në pushtet.

Më pas kryesuesi i Komisionit, Hajdar Beqa, kërkoi që të sillet me polici në Komision kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi.

“Ne eskaluam pak, por është përgjegjësi të përgjigjen dhe kërkoj, si kryesues, nga administrata që t’i lëshohet një urdhër me policinë që, kryeshefi aktual i KEK-ut,  Nagip Krasniqi, që në ora 14:00, ta japë dëshminë dhe e hapi sërish debatin”, deklaroi Beqaj.

Ndërkaq deputeti Muja, nga radhët e LVV-së, shtoi se debati qe i frikshëm për dëshmitarët dhe arsyeja që e liruan sallën ishte se nuk ndalej debati.

E deputeti Zemaj nga LDK, lidhur me ndërprerjen e mbledhjes së Komisionit, theksoi se “ne këtu kemi edhe debat dhe kur një dëshmitar thirret dhe vjen këtu e të thotë se ti nuk e ke fjalën, atëherë nxitet situata”.

“Kjo situatë është për keqardhje dhe mënyra se si e liroi mbledhjen, atëherë ne duhet edhe në mënyra të tjera ta marrim informacionin, sikurse edhe me polici”, shtoi deputeti Zemaj.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...