Live

Kryeshefi i KEK-ut në Komision – Beqa e paralajmëron sërish: Mund ta thërras Policinë

13:14 / 05 Dhjetor 2022

Nga Denis Fana

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë ka vazhduar me dëshminë e dëshmitarëve nga KEK-u për periudhën 2018-2022

Në këtë komision ka marr pjesë edhe Nagip Krasniqi, Kryeshef në KEK, i cili javën e kaluar e kishte lëshuar mbledhjen duke mos dashur të ju përgjigjet pyetjeve të deputetëve.

Kryetari i këtij Komisioni Hajdar Beqa, sërish u tërhoqi vërejtjen dëshmitarëve të KEK-ut që mos të largohen nga mbledhja, duke i paralajmëruar se mund të thërras Policinë.

Deputeti i VV-së, Armend Muja, sipas një raporti ka aluduar së ka pasur keqpërdorime të detyrës zyrtare.

Rrezarta Pllana, ish-kryesuese e Bordit në KEK, e emëruar nga Qeveria Kurti në vitin 2021, tha se ata janë bazuar nga të gjeturat e raportit të Ministrisë së Ekonomisë, dhe është shkarkuar menaxhmenti.

“Jam emëruar nga kryeministri Kurti, të gjeturat prej ministrisë janë shpenzimet të pa planifikuara dhe të pa matura, ka pasur shkelje në punësim, diskriminim e nepotizëm”, tha ajo.

Kryetari i këtij Komisioni Hajdar Beqa ka pyetur ish-kryesuesen e Bordit se si e kanë aprovuar raportin e KEK-ut për vitin 2011 pa asnjë vërejtje dhe në mbledhjen e parë të nesërmen e kanë shkarkuar menaxhmentin.

Pllana tha se s’kanë pasur mëdyshje për shkarkime sepse sipas saj, në asnjë vend nuk mund të punojë ai Bord më të gjitha ato të gjetura.

“Ka pasur të gjetura gjatë gjithë kohës, është mirë që Kosova ka mjaftueshme thëngjill sepse do të kishte përfunduar si korporata tjera”, tha ajo.

Beqa përsëri ka pyetur se si është e mundur të bëhen shkarkime pa kaluar as 20 orë nga emërimi.

Pllana është përgjigjur se edhe kjo kohë ka qenë e gjatë për të pritur për ato shkarkime.Luigj Imeri, ish-u.d. kryeshef në KEK sa i përket punësimeve, tha se ata janë punësuar me rekrutim, ai shtoi se viti 2020 ka qenë viti më i mirë në historinë e KEK-ut.

“Ata janë punësuar në mënyrë të rekrutimit, është e vërtet se kemi gjetura fakte aty. Ka qenë një vit shumë i vështirë për shkak të pandemisë. Ka përfunduar me sukses në vitin 2020. Në fund të viti kemi arrit 6.6 milion megavat energji nga korporata”, tha ai.

Deputeti i PDK-së Rashit Qalaj duke iu drejtuar ish-kryesuese së Bordit tha se është gabim që në ditën e parë të punës të shkarkohen menaxhment.

“Të vendosesh me shkarkuar një menxhment në ditën e parë të punës. Qasja për me ardh në punë me idenë për me shkarkuar po me duket jo korrekt”, ka thënë ai.

“Shumë kanë qenë 24 orë, 15 minuta janë të tepërt”, tha Pllana.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...