Kryeshefi ekzekutiv i Termokosit, Fisnik Osmani ka thënë se ngrohtorja e qytetit është duke zgjeruar rrjetin e ngrohjes për qendrën e qytetit.
Sipas tij, zgjerimi do të nis nga rruga “Agim Ramadani” deri te Parku i Qytetit.
Ai ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve të zonës, pasi që gjatë punimeve do të ketë bllokim rrugësh në afërsi.
Postimi i plotë i Osmanit:
🍀 106.145 m², 62 objekte, 767 njësi banesore
Së bashku me aksionarët e NP “Termokos” SH.A. znj. Jeta Rafuna dhe z. Milazim Vitija iu bashkuam ekipit me të cilin filluam punimet për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes për qendrën e qytetit, nga rruga Agim Ramadani deri tek Parku i qytetit.
Po punojmë çdo ditë, për secilën lagje të Prishtinës!
Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve të kësaj zone, meqë gjatë punimeve do të detyrohemi të bllokojmë rrugët dhe shkaktojmë pengesa në lëvizjen e tyre.
Ekipë e jashtëzakonshme 💪