Kryesia e Kuvendit mban sot mbledhjen e radhës.
Takimi do të fillojë në ora 10:00, në sallën C 301.
Rendi i ditës së kësaj mbledhjeje është si në vijim:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
- Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-162 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-062 për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-181 për vlerësimin e ndikimit në mjedis,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2021,
- Propozimi i GP “Multietnik” për zëvendësimin e anëtarit në Komision parlamentar.
- III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave
SONDAZH
Loading ...