Punëtorët e ndërmarrjes “Trepça” sot ishin në grevë disa orë. Në lidhje me këtë grevë, kosovalive.net ka marr në intervistë kryesindikalistin e Trepçës, Ibrahim Jonuzin.
Ai tregon se pse ka ndodhur greva dhe si është situata momentale.
“Greva ka ardhur si pakënaqësi e shujtave ushqimore. Ka ndodhur një ndryshim në ndërmarrjen Trepça, konkretisht në minierën e Stantërgut, nga operatori ekonomik që ka qenë për furnizimin me shujta tash ka ndryshuar ku do bëhet pagesa individuale për fuqinë punëtore në bazë të ditëve të punës. Si rrjedhoj e këtyre, ka qenë një ndryshim, ku operatori ekonomik ka përfunduar kontratën me 31 dhjetor, është bërë oferta që të vazhdohet edhe për 1 muaj për shkak të procedurave teknike edhe administrative për të bërë sistemimin për shkak se shujtat nuk janë me një çmim të njëjtë por janë në tri çmime të ndryshme, për shkak që administrata me rregullu gjendjen dhe t’i jepet saktë shujta çdo punëtori, kjo është një nga arsyet dhe një nga arsyet kryesore është rritja e pagës për minator.”, tha ai fillimisht.
Tutje, ai tregoi se një nga kërkesat sindikale është rritja e pagës për 20 për qind.
“Konkretisht kjo grevë nuk ka qenë e organizuar nga Sindikata, kjo ka ardhur si pasoj e pakënaqësisë e fuqisë punëtore edhe minatorëve. Kërkesa e tyre ka qenë rritja e pagës për minatorë, sidomos për minatorët e minierës dhe pagesa të shujtave ushqimore të menjëhershme. Për momentin është një lajm i mirë se greva është pezulluar për një kohë të pa caktuar dhe negociatat do të vazhdojnë me menaxhmetin për ngritjen e pagës. Pjesa e shujtës është premtuar se do paguhet në muajin janar dhe muajt pasues.”
“Si sindikat kemi kërkuar rritje të pagës në 20 për qind, konkretisht me dallim me punëtorët minierës për arsye se ata ballafaqohen me rrezikshmëri më të lartë, në kushte më të rënda të punës, kjo është arsyeja pse duhet t’i dallojm ata me punëtorët tjerë”, tha Jonuzi.
Kryesinidikalisti tha se shpreson që do ketë rritje page.
“Po shpresojm se do të realizohen në bazë të planit të menaxhimit së ndërmarrjes Trepça, na është premtuar se është një plan, ka kërkesa për një kredi financiare për investime kapitale, konkretisht mjetëve të punës, ku aty planifikohet rritja e prodhimit dhe në bazë të rritjes së prodhimit mund të rritet edhe paga”, tha ai.
Tutje, ai e vlerësoi menaxhimin që është bërë në vitin e fundit tek Trepça.
“Realisht në vitin e fundit ka një menaxhim më të mirë, ka disa të hyra, ka një kontroll më të madhe të financave, por do punë shumë, do menaxhim ende më të madh sidomos në pjesën e kontrollit të të hyrave financiare.”, tha ai.
Në fund ai foli për minierat në veri.
“Konkretisht ne nuk i kemi ato informacione, përveç komunikimeve nuk kemi bashkëpunime tjera, ato janë përgjigjësi të menaxhmentit, nuk janë përgjigjësi e sindikatës. Në bazë të informacioneve që kemi, ata vazhdojnë punën”, u shprehë Jonuzi.
INTERVISTA E PLOTË: