Live

Kryetari i ASH-së,Taravari: Ali Ahmeti është politikan i konsumuar, ne do t’i fitojmë zgjedhjet

23:07 / 19 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sonte në kuadër të platformës Web-TV të Kosovalive.net, në emisionin “Debat me Ridvan Berishën” i ftuar i radhës ishte, Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Taravari ka diskutuar çështje të ndryshme lidhur me Maqedoninë e veriut, por me fokus për ndryshimet kushtetuese, ofertën nga pushteti aktual për bashkëqeverisje dhe se si e ka model kryeministrin Albin Kurti.

Kryetari Taravari theksoi se Ali Ahmeti është konsumuar dhe se është koha që ai të shkojë në opozitë. Duke pohuar se është koha e tij që t’i fitojë zgjedhjet.

“Është një figurë politike e konsumuar, 20 vjet është në qeverisje të shqiptarët e Maqedonisë. Praktikisht  prej 2002 deri 2023 të maqedonasit qeveritë janë ndryshuar tre apo katër herë, kurse të shqiptarët nuk ka ndodh ai ndryshim i pushtetit dhe mendoj se është koha që zotri Ahmeti të shkon në opozitë, ku besoj dhe shpresoj se Aleanca për shqiptarët do të bëjë çmos ta sjellë atë ndryshim të shqiptarët për të demonstruar se mund të kemi një qeverisje me ndryshe me të suksesshme se deri me tani. Nuk e konsideroj zotri Ahmetin sikur nuk e konsideroj asnjë politikanë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut si armik përkundrazi si kundërshtarë politik. Kam respekt ndaj të gjithëve. Por mendoj si Aleancë për Shqiptarët është koha ta sjellim një ndryshimin e gjatë pritur të shqiptarët për një qeverisje ndryshe dhe një qeverisje më të pastër”, pohoi kryetari Taravari./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua