Live

Kryetari i ASH-së: Kam ofertë për bashkëqeverisje nga pushteti aktual i Ali Ahmetit

22:37 / 19 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sonte në kuadër të platformës Web-TV të Kosovalive.net, në emisionin “Debat me Ridvan Berishën” i ftuar i radhës ishte, Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Taravari ka diskutuar çështje të ndryshme lidhur me Maqedoninë e veriut, por me fokus për ndryshimet kushtetuese, ofertën nga pushteti aktual për bashkëqeverisje dhe se si e ka model kryeministrin Albin Kurti.

Kryetari Taravari pohoi se sa i përket ofertës për bashkëqeverisje ende nuk kanë marrë ndonjë vendim.

“Ka një ofertë për bashkëqeverisje, por kjo bashkëqeverisje do zgjaste një vit dhe ne kemi mbledhje të kuvendit të partisë ditën e shtunë dhe në atë mbledhje të kuvendit të partisë një prej pikave të cilën do ta diskutojmë është që qasja apo kyqja eventuale e aleancës për shqiptarët e veriut. Në bazë të debatit që do ta bëjmë edhe ashtu do të vendosim. Ose do themi jo, ose që mendojmë se i’a vlenë të negociohet atëherë do të formojmë një grup formal negociues për ta marrë pulsin dhe për të bashkëbisedu për çështjet praktike që i kemi në qeverisjen aktuale. Por nuk kemi një vendim definitive”, pohoi Taravari.

Më tej, Taravari tha se vota e tij nuk kushtëzohet për asnjë hise në pushtet dhe se gjithmonë ka bërë më të mirën për qytetarët pa asnjë kompensim.

“Ne e kemi thënë që ndryshimet kushtetuese do t’i votojnë pa asnjë kompensim sikur që kemi bërë edhe për marrëveshjen e preskës që e bëri Maqedonia me Greqinë për ndryshimin e emrit të shtetit prej Maqedonisë në Maqedoninë e Veriut edhe atëherë aleanca ishte në opozitë e përkrahu dhe  e votojë pa asnjë kompensim. Pas propozimit që erdhi nga Francezët përesir aleanca e përkrahi pa asnjë kompensim.

Tutje ai theksoi faktorët ndërkombëtar po insistojnë që zgjedhjet e parakohshme mos të ndodhin pasi që nuk është momenti dhe në njëfarë mënyre Aleanca për Shqipëtarët të jap një shancë që vitit 2023 të jetë vit i ndryshimeve kushtetuese.

“Në qoftë se Aleanca për Shqipëtarët nuk hyn në Qeveri me probalitet të madhë do të mbahen zgjedhjet në Maj ose Qershor, për tre-katër muaj. Dhe sygjerimet prej faktorit ndërkombëtar është që nuk është koha dhe momenti për t’u mbajtë zgjedhjet sivjet. Insistimi i tyre së paku unë që kam kontaktuar me gjitha ambasadat është që të jep një shancë këtë vit dhe vitit 2023 të jetë viti i ndryshimeve kushtetuese. Me të vetmin qëllim që t’i vazhdojmë negociatat, t’i fillojmë negociatat, t’i hapim kapitujt edhe pse duhet të organizojmë një referendum brenda partiave për ta sjellë përfundimin përfundimtarë. Unë vazhdoj të mendojë se miqtë tanë janë ata të cilët ja mendojnë të mirën qytetarëve dhe shoqerisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. E ato janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Sygjerimet e tyre deri më tani janë që duhet të bëni gjthçka që ndryshimet kushtetuese të ndodhin”, pohoi ai./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua