Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka mbështetur propozimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati për subvencionim e qytetarëve me nga 100 euro për tatimin në pronë.
Rama në seancën e kuvendit komunal të Prishtinës, ka propozuar që mbledhja e tatimit në pronë të shtyhet deri në vitin 2024.
“Aspekti i vlerësimit të pronave, është i saktë dhe vlerësimi duhet me ndodhë dhe duhet me dit çfarë vlere kanë pronat tona, mundemi me punu edhe më shumë në vlerësimin e pronave, dhe mundemi me bë përmirësime të tjera dhe me bë vlerën e këtyre pronave. A duhet me bë analiza shtesë së shoqërisë sonë, duhet me bë analiza shtesë sepse kemi njerëz në raste sociale. Jemi në një gjendje të rëndë ekonomike dhe duhet ta ngrijmë dhe të mbesim me këto të vitit 2022 dhe pajtohem plotësisht që ne duhet të shikojmë mënyra të ndryshme se si mundemi me i ndihmua qytetarët tanë, dhe propozimi për 100 euro ndihmë duhet të vijë si subvencion nga qeveria”.