Kryetar i rinisë dhe anëtar i Kryesisë i Partisë Demokratike të Kosovës – PDK, Vivianit Fejza, ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë në paraburgim në Hagë.
Pas vizitës, Fejza është shprehur se ish krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë tash e dy vite.
Fejza u shpreh se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk janë pishman për sakrificën që kanë bërë për Kosovën.
Postimi i plotë:
U nisa nga Kosova me padurimin e vullnetin e madh per ta takuar Kryetarin Kadri Veseli dhe sidomos për ta motivuar atë, sepse u bene me shume se 2 vite qe ai dhe çlirimtaret tjere po mbahen padrejtësisht ne Hage.
Dhe ndodhi e kunderta. Sepse gjate zhvillimit te bisedes isha une qe po e shihja veten super te motivuar. Pas takimit, e kuptova qe keta burra jane super te fuqishem, pertej asaj qe mund ta dijme e imagjinojme.
Ata po vazhdojne edhe sot e kesaj dite me shume vullnet dhe pa asnje pishman sakrificen per Kosoven tone te dashur.
Faleminderit Zotit, qe pas nje kohe kaq te gjate munda ta takoj Kryetarin Veseli, Presidentin Thaçi, Bacin Jakup dhe Rexhen. Definitivisht per mua ky ishte fillim fantastik i Vitit te Ri 2023