Live

Kryetari i rinisë i PDK-së Vivianit Fejza viziton ish krerët e UÇK-së në Hagë

15:41 / 05 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kryetar i rinisë dhe anëtar i Kryesisë i Partisë Demokratike të Kosovës – PDK, Vivianit Fejza, ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë në paraburgim në Hagë.

Pas vizitës, Fejza është shprehur se ish krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë tash e dy vite.

Fejza u shpreh se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk janë pishman për sakrificën që kanë bërë për Kosovën.

Postimi i plotë:

U nisa nga Kosova me padurimin e vullnetin e madh per ta takuar Kryetarin Kadri Veseli dhe sidomos për ta motivuar atë, sepse u bene me shume se 2 vite qe ai dhe çlirimtaret tjere po mbahen padrejtësisht ne Hage.

Dhe ndodhi e kunderta. Sepse gjate zhvillimit te bisedes isha une qe po e shihja veten super te motivuar. Pas takimit, e kuptova qe keta burra jane super te fuqishem, pertej asaj qe mund ta dijme e imagjinojme.

Ata po vazhdojne edhe sot e kesaj dite me shume vullnet dhe pa asnje pishman sakrificen per Kosoven tone te dashur🙏.

Faleminderit Zotit, qe pas nje kohe kaq te gjate munda ta takoj Kryetarin Veseli, Presidentin Thaçi, Bacin Jakup dhe Rexhen. Definitivisht per mua ky ishte fillim fantastik i Vitit te Ri 2023

Shpërndaje në

U Kopjua