Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se kanë arritur t’i evakuojnë mbi 100 familje të cilat ishin në rrezik dhe se nuk ka asnjë jetë të humbur.
Ai tha se e gjitha u bë me ndihmën e qytetarëve, ekipeve të Shtabit Emergjent, Shërbimit të Zjarrfikësve, FSK-së, Klubit Off Road Drenica, kompanitë Lirigzoni, Haxha Com, Rukolli, Ndërtimi dhe shumë të tjerë.
Kryetari Nura ka një lutje për të gjithë qytetarët e komunës së Skenderajt të mos bëjnë lëvizje të panevojshme, apo të kthehen në shtëpitë që janë përmbytur, pasi informacionet flasin që do të ketë reshje përsëri./Kosovalive.net/