Live

Kryeziu: Qytetarët serb në Kosovë janë më të diskriminuarit në rajon

10:38 / 06 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu ka deklaruar se qytetarët serb në Kosovë, janë qytetarët më të diskriminuar në rajon. Përmes një postimi në Facebook, ai tha se serbët e Kosovës jetojnë nën presionin e grupeve kriminale dhe nën presionin e shtetit serb.

“Qytetarët serbë të Kosovës ndoshta janë qytetarët më të diskriminuar jo vetëm në rajon?! Janë të vetmit qytetarë që ju ka pamundësuar pluralizmi politik dhe përfaqësues, jetojnë nën presionin e grupeve kriminale që u djegin makinat, i linçojnë, i stigmatizojnë dhe i etiketojnë si tradhtarë. Ata jetojnë nën presionin e shtetit serb”, shkroi ai.

Kryeziu tutje tha se Kosova ka nevojë për qytetarët serb të cilët janë të lirë dhe të integruar më shumë se për targat e veturave të tyre.

“Qeveria e Kosovës nuk ka nevojë t’i bashkohet valles së Vuçiqit dhe qytetarët serb t’i futë në sandviç të dy presioneve, duhet të jetë më e hapur, të ketë më shumë ndjeshmëri për presionin agresiv që ata përjetojnë për kohë të gjatë. Pra, nuk është se ne duhet ti nënshtrohemi ndërkombëtarëve e Vuçiqit, por ne kemi nevojë për qytetarë serb të lirë dhe të integruar, shumë më tepër se sa për targat e veturave të tyre. E kaluara jonë, duhet të na shërbejë për t’u bërë një shtet model për të tjerët”.

Shpërndaje në

U Kopjua