Live

Kthehen në pikën zero 46 projektligje

09:31 / 16 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Janë kthyer në pikën zero 46 projektligje, të cilat ndodheshin në procedurë shqyrtimi a miratimi në Kuvend, në ditën kur është shpërndarë legjislatura e gjashtë. Që të gjitha u janë kthyer sponsorizuesve, shkruan sot Koha Ditore.

Ismet Krasniqi, sekretar i Kuvendit, ka treguar për numrin e projektligjeve që ishin në këtë institucion më 22 gusht, pas vendimmarrjes në të cilën datë vendi ka shkuar në zgjedhje të parakohshme.

“Pas shpërndarjes se legjislaturës VI të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në procedurën e shqyrtimit në Kuvend kanë mbetur 46 projektligje, prej tyre: 30 projektligje të propozuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe 16 projektligje të propozuara nga komisionet parlamentare dhe deputetët e Kuvendit”, i ka thënë gazetës sekretari Krasniqi.

Në bazë të nenit 86 të Rregullores së Kuvendit, projektligjet dhe çështjet e tjera të mbetura në procedurën e shqyrtimit në Kuvend, për t’u shqyrtuar në legjislaturën e ardhshme duhet të riprocedohen nga propozuesit, me përjashtim të peticioneve dhe ligjeve të miratuara nga Kuvendi e të dërguara për shpallje të presidentit. Për pasojë, procedura për të 46 projektligjet do të nisë nga fillimi, meqë ato u janë kthyer sponsorizuesve.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...