Live

Kthehet në Kuvend propozimi i 41 deputetëve për shkarkim të Gjukanoviqit

23:18 / 01 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq, ka kthyer propozimin e 41 deputetëve që të fillojë procedura për të përcaktuar nëse presidenti malazez Milo Gjukanoviq, ka shkelur kushtetutën dhe ta shkarkojë atë.

Sipas mediave të huaja, ajo ka deklaruar se në lidhje me këtë çështje janë dy procedura që duhet të ndahen.

“Propozimi i dorëzuar në titull, e më vonë në shpjegim, përmban fillimin e një procedure e cila në kuptimin e saj procedural dhe esencial juridik ka dy faza që nënkuptojnë, por edhe kërkojnë propozime të veçanta”, ka thënë Gjuroviq në njoftimin e saj, shkruan Euronews.

Siç tha ajo, Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit të Malit të Zi e specifikojnë qartë procedurën.

Sipas Gjuroviqit, nga rregullorja del pa mëdyshje se në rastin konkret është e nevojshme të korrigjohet akti i paraqitur dhe të emërtohet si propozim për fillimin e procedurës nëse presidenti i vendit e ka shkelur kushtetutën.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...