Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.
Kryetari i Suharekës në këtë intervistë tregoi për planet që i ka këtë vit dhe të arriturat në vitin e kaluar. Ai tregoi se ku e kishte pritur vitin e ri.
“Vitin e ri e kam festuar në shesh. Është një traditë që pesë vite që jam kryetar i komunës, së bashku me zjarrfikësit, komandantin e policisë me policinë me emergjencën. Në komunën e suharekës kemi edhe myslimanë edhe katolik, kemi edhe minoritete por unë i respektoj të gjithë, pa dallim”, tha Muharremaj.
Tutje, Bali Muharremaj foli edhe për detyrën e një kryetari ndaj qytetarëve të vendit.
“Një kryetar i komunës kur ta merr detyrën duhet ta dijë që është kryetar i të gjithëve pa dallim, duke i respektuar të gjithë. Duhet me festu edhe bajramin edhe kërshendellat, çdo festë që është në komunën e Suharekës, për atë arsye je kryetar i komunës, e ke marr besimin e tyre e sidomos kur ta marrësh mbi 51 përqind”./Kosovalive.net/
Emisioni i plotë: