Live

Ku e festoi vitin e ri Bali Muharremaj?

08:15 / 06 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Kryetari i Suharekës në këtë intervistë tregoi për planet që i ka këtë vit dhe të arriturat në vitin e kaluar. Ai tregoi se ku e kishte pritur vitin e ri.

Vitin e ri e kam festuar në shesh. Është një traditë që pesë vite që jam kryetar i komunës, së bashku me zjarrfikësit, komandantin e policisë me policinë me emergjencën. Në komunën e  suharekës kemi edhe myslimanë edhe katolik, kemi edhe minoritete por unë i respektoj të gjithë, pa dallim”, tha Muharremaj.

Tutje, Bali Muharremaj foli edhe për detyrën e një kryetari ndaj qytetarëve të vendit.

“Një kryetar i komunës kur ta merr detyrën duhet ta dijë që është kryetar i të gjithëve pa dallim, duke i respektuar të gjithë. Duhet me festu edhe bajramin edhe kërshendellat, çdo festë që është në komunën e Suharekës, për atë arsye je kryetar i komunës, e ke marr besimin e tyre e sidomos kur ta marrësh mbi 51 përqind”./Kosovalive.net/

Emisioni i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua