Live

Kujdes: Kabllo për karikimin e smartphone mund të vjedh të dhënat tuaja

23:08 / 16 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Një studiues i sigurisë me emrin MG ka zhvilluar një kabllo e cila kur lidhet me një kompjuter mund të përdoret për të hyrë në të dhënat tuaj nga distanca.Ju deshën katër orë që ai të “përgatiste” një kabllo të tillë.

Kur kablloja e cila njihet me emrin O.MG,e ngarkon pajisjet iOS lejon hakerat të përdorin jo vetem mobilin e juaj por edhe kompjuterin tuaj nga distanca në të njëjtën kohë. Ajo vjen me skripta dhe komanda që mund të përdoren për të shfrytëzuar kompjuterin e synuar.

MG i paraqiti këto kabllo në DefCon 2019 dhe po i shet secila për 200 dollarë.

Si masë paraprake, ne rekomandojmë të përdorni kabllot origjinale të Apple dhe të përmbaheni nga përdorimi i kabllove të ofruara nga kushdo tjetër.

Shpërndaje në

U Kopjua