Live

Kujdes! Mos bini pre e këtyre mashtrimeve

12:30 / 06 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Ditëve te fundit në rrjetet sociale është duke qarkulluar një lajm, që linja e aeroplanëve Trukish Airlines është duke dhuruara 4 bileta falas për nder të përvjetorit te saj, transmeton Kosova Live.

Por ky lajm nuk është I vërtet pasi që:
    1) Nuk është faqja zyrtare e kompanisë se Turkish Airlines dhe faqja e saj zyrta re është    https://www.turkishairlines.com/

2) Pasi te klikohet në linkun e shfaqur ne ketë lajm, automatikisht hapet një dritare e cila nuk ka linje te inkriptuar. Dhe duke ju pyetur qe ta plotësoni një pyetësorë:

3 )Pasi ta plotësoni pyetësorin tregon që kinse nuk ka bileta në dispozicion

4) Por pas disa sekonda del qe ka bileta në dispoyicion dhe ju jeni fitues !

5) Pasi që keni fituar shfaqet në ekran mundësia që ta bëni shpërndani (share) në Facebook në mënyre që të tërhiqni më shumë persona të bien pre e këtij mashtrimi!

6) Pasi ta bëni share lajmin qe jeni “fitues” I këtyre biletave ju imponohet te prekni Receive The Tickets. Ku pas klikimi te receive the Tickets ju duhet te download një file i cili përmban virus, ransomware etj, raporton Komuniteti për Siguri Kibernetike dhe Privatësi – CSP .

Ne ju këshillojmë qe mos të bini pre e këtyre mashtrimeve dhe te jeni te kujdesshëm nga këto metoda te social engineer !

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...