Live

Kujdes nga mashtrimet për GeenCard!

10:27 / 21 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Pjesa e muajit Tetor dhe Nëntor llogaritet si “sezona” e GreenCard që është leje e përhershme e qendrimit në Shetet e Bashkuara te Amerikes, e cila fitohet si një lloj lotarie. Fituesit e saj mund të hyjnë në SHBA dhe të dalin sa herë te duan. Dhe aplikimi i saj mund të bëhet online në sitin https://dvlottery.state.gov/, i cili është falas.

E mëqe jemi në këtë fazë duhet të keni shumë kujdes pasi që ekzistojnë një mori faqesh që premtojnë ndihmë për të hyrë në llotaritë e Kartës së Gjelbër, duke premtuar se do të rrisin shanset tuaja për t’u zgjedhur në këmbim të një pagese. Sitet e tjera në internet do t’ju dërgojnë një mesazh duke ju thënë që keni fituar dhe kërkoni para. Dhe akoma faqe të tjera mund t’ju mashtrojnë duke u dukur se janë një uebfaqe zyrtare e qeverisë amerikane. E vetmja gjë që duhet të mbani mend është se hyrja në lotari është falas dhe plotësisht e rastësishme. Qëndroni larg nga kushdo që premton asgjë tjetër përveç kësaj.

Ka persona të cilët do të përdorin edhe metoda të njohura si social engineering duke ju dërguar ne postën e juaj elektronike në internet për të marrë të dhënat tuaja përmes instaluar të një programi në kompjuterin e juaj. Pas instalimit të atij programi ju duhet të shkruani informacionin tuaj personal(emri,mbiemeri,ditëlindja dhe të dhënat bankare, etj) dhe për të shikuar nese ju keni fituar ose për te rritur shanset e juaj për fitore.

Mbrojtja më e mirë kundër këtij lloji të këtyre metodave në internet, si kundër të gjithë të tjerëve, është që mos të klikomë në sitet e dyshimta në lidhje me lotarin amerikane dhe emailet e dyshimta por vetëm ta vizitojmë sitin zyrtarë https://dvlottery.state.gov/, si dhe email zyrtar me mbarim @state.gov.

Shpërndaje në

U Kopjua