Live

Kujdesuni për buzët e çara, sepse askush nuk do të dojë t’ju puthë

11:07 / 02 Mars 2023

Nga Kosova Live

Buzët e plasaritura apo të çara janë një problem i zakonshëm, i cili përveçse i dhimbshëm është edhe jo fort estetik.

Disa nga arsyet e çarjes së buzëve, janë mosmarrja e vitaminave, reaksionet alergjike, duhanpirja, lëpirja e buzëve apo ekspozimi ndaj diellit. Simptomat kryesore janë tharja e buzëve, skuqja, plasaritja etj.

Për të përmirësuar gjendjen e buzëve kur ju janë plasaritur, përdorni:

Sheqer

– Përzieni 2 lugë sheqer me 1 lugë mjaltë. Aplikoni masën e krijuar në buzë e lëreni për disa minuta.

– Përdorni gishtat për ta fërkuar masën butësisht në buzë për të larguar qelizat e vdekura.

– Lajini me ujë të ngrohtë.

Mjaltë

Vetitë kuruese dhe antibakteriale të mjaltit ndihmojnë në shërimin e tyre.

– Thjesht aplikoni mjaltë sipër buzëve disa herë në ditë

– Ose mund të krijoni një masë me mjaltë dhe glicerinë dh eta aplikoni para se të flini e çdo mëngjes.

Petale trëndafili

– Lani disa petale trëndafili dhe i zhysni në një gotë me qumësht për disa orë.

– Shtypini petalet për të krijuar me to një masë të trashë.

– Aplikojeni 2-3 herë në ditë dhe para se të flini.

Coconut-Oil-for-Chapped-Lips

Vaj kokosi

Në saj të vetive shumë të njohura të vajit të kokosit, ju mund ta aplikoni atë disa herë në ditë pa e përzier me asgjë tjetër. Për një rezultat më të mirë rekomandohet ta përdorni edhe kur nuk keni problem të tilla. Një variant tjetër do të ishte edhe vaji i ullirit.

Aloe Vera

Vetitë kuruese të aloe verës do t’ju ndihmojnë në shërimin e buzëve tuaja dhe largimin e dhimbjeve. Vendosni një sasi të vogël xheli aloe vera mbi buzë. Pavarësisht se ajo ka një shije jo fort të këndshme, rezultatet e saj janë të mahnitshme.

Kastravec

Një zgjidhje tjetër natyrale është kastraveci.

– Ndajeni atë në feta të vogla me të cilat fërkoni butësisht buzët në mënyra që uji I tij të aplikohet në të gjithë sipërfaqen.

– Lëreni për 15-20 minuta dhe shpëlani fytyrën më ujë të vakët.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...