Live

Kujtohet Arbër Xhaferi në 7 vjetorin e vdekjes së tij

14:08 / 15 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Arbër Xhaferi  ishte sinonim i njeriut intelektual, gazetar i shquar, atdhetar e  politikan i pashoq.

Sot në 7 vjetorin e vdekjes, kujtojmë bagazhin intelektual që ai e  le pas vetës.

Vdekjen dhe veprën e tij jetësore e kanë kujtuar e nderuar  edhe personalitet e larta te vendit.

 Presidenti i vendit Hashim Thaçi në faqen e tij në Facebook thotë se   “ trashëgimia intelektuale, kulturore dhe politike e tij, do të na shërbejë gjatë si frymëzim për t’i vazhduar përpjekjet për modernizimin e shoqërisë, përmes vlerave evropiane. Arbën Xhaferi do të mbetet njëri nga ithtarët dhe formësuesit më të mëdhenj të identitetit evropian”.

Kryeparlamentari Veseli e ka vlersuar  Xhaferin edhe si veprimtar atdhetar e patriot.

“Arbën Xhaferi kujtohet me mirënjohje për aktivitetin e tij patriotik duke u angazhuar me përkushtim çështjes kombëtare gjatë gjithë jetës së tij. Ai njihet gjithashtu edhe për punën e palodhur që ka bërë në kultivimin e vlerave të lirisë e demokracisë duke këmbëngulur që kombi ynë të mbaj orientimin gjeopolitik drejt Perëndimit, i cili është edhe vizioni im”.


 Arbër Xhaferin  e ka përkujtuar edhe Kryeministri në dorëheqje Ramush Hradinaj.

 “Arbën Xhaferi shënon kthesë në avansimin e të drejtës shqiptare,lider i pakompromentuar dhe me ideale të larta, Xhaferi do të kujtohet përherë si mendimtar i lirisë, që u bë zë dhe udhërrëfyes i shumë brezave.,

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...