Live

Kuka i sjell Kosovës edhe një medalje

15:30 / 06 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Xhudistja Loriana Kuka, ka arritur që ta fitojë medaljen e bronztë në Grand Slam-in në Baku.

Në luftën për vendin e tretë, Kuka mposhti xhidisten nga Britania e Madhe, Emma Ried.

Ajo në raundin e parë ishte e lirë ndërsa në raundin e dytë mposhti me IPPON, xhudisten gjermane Teresa Zenker në kategorinë -78kg.

Në çerekfinale xhudistja nga Kosova mposhti holandezen Guusje Steenhuis. me Wazzari dhe IPPON, ndërsa në gjysëmfinale u mposht nga xhudistja holandeze, Natascha Ausma.

Shpërndaje në

U Kopjua