Live

Kulmi i objektit të Komunës së Prishtinës kishte “fluturuar” edhe gjashtë vite më parë

14:16 / 18 Janar 2024

Nga Kosova Live

Gjashtë vite më parë një shi i rrufeshëm me erëra të fuqishme kishte dëmtuar çatinë e objektit e ri të Komunës së Prishtinës në lagjen Arbëria. Saktësisht, me 11 shtator 2017, raporton Kosovalive.net.

Përveç dëmeve materiale, nuk kishte pasur të lënduar.

Ndërkaq, sot një vajzë është lënduar si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e objektit të Komunës së Prishtinës në Arbëri.

E lënduara është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha për Insajderin se nuk ka viktima.

Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën “Nora e Hotit”  në Prishtinë,  një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes  nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër,  e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha  rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci.

Shpërndaje në

U Kopjua