Live

“Kundër shtetit që i vret gratë”, protestohet para KPK-së

11:29 / 05 Prill 2023

Nga Kosova Live

Organizata Joqeveritare “Qika” ka protestuar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ku u konstatua se Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit ia kanë shkelë Sebahate Morinës të drejtën në jetë.

Nga aty, u kërkua dorëheqja e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore, Kushtrim Munishi dhe vartësve të tij, për siç thanë, mostrajtimin e duhur të këtij rasti.

Kjo organizatë gjatë së martës kishte mbajtur aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, Prokurorisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës me thirrjen “Kundër shtetit që i vret gratë”, lidhur me këtë çështje.

Shpërndaje në

U Kopjua