Këshilltari për Media në Presidencën e Republikës së Kosovës, Bekim Kupina, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook duke treguar që Gjykata Kushtetuese ende nuk e hedhur poshtë drektin nga Presidentja Vjosa Osmani për shkarkimin e Avni Kastratit,
Ai ka thënë që Gjykata Kushtetuese fare nuk e ka bërë vlersimin e kushtetueshmërisë së dekretit së Presidentes.
”Lajmi i publikuar në disa mediume se “Kushtetuesja hedh poshtë dekretin e Presidentes për shkarkimin e Avni Kastratit si ambasador i Kosovës në Slloveni”, është i pasaktë. Në fakt, Gjykata Kushtetuese fare nuk e ka bërë vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të Presidentes.Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës është njoftuar sot nga Gjykata Kushtetuese se parashtruesi i kërkesës para Gjykatës Kushtetuese ka pretenduar se gjykatat e rregullta kishin shkelur të drejtat dhe liritë e tij themelore të garantuara me Kushtetutë.Si rrjedhojë, Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta kthej këtë çështje në Rivendosje në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Pra, në asnjë rrethanë nuk kemi të bëjmë me hedhje poshtë të dekretit të Presidentes, meqë Gjykata Kushtetuese nuk ka bërë vlerësim të kushtetutshmërisë së dekretit të Presidentes”, ka shkruar Kupina.