Live

Kurti bëri homazhe te varri i patriotit e veprimtarit Hasan Prishtina

21:31 / 27 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Pas mbledhjes së parë të përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri Albin Kurti, nga Tirana vazhdoi vizitën për në Kukës.

Kryeministri Kurti bëri homazhe dhe vendosi lule te varri i patriotit e veprimtarit, Hasan Prishtina.

Pas homazheve, Kryeministri Kurti takoi kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, drejtuesin Politik të Qarkut Kukës, Pandeli Majko, si dhe prefektin e Qarkut Kukës, Ali Hallaçi.

Në takim u bisedua për shënimin e përbashkët të 150-vjetorit të lindjes së veprimtarit dhe patriotit të paepur shqiptar Hasan Prishtina, më 27 shtator të vitit të ardhshëm.

Shpërndaje në

U Kopjua