Live

Kurti: Dardanët i dalin zot Kosovës!

08:48 / 23 Shkurt 2024

Nga Kosova Live

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me fitore raundin e parë parakualifikues për Kupën e Botës 2027.

Të përzgjedhurit e Rami Hadar triumfuan mbrëmë ndaj Irlandës, në ndeshjen e parë të kësaj faze, shkruan Gazeta Express.

Përballja e luajtur në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë përfundoi me rezultatin 83:76.

E nga afër këtë takim e përcolli edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ndërsa sot doli me një postim në përkrahje të tyre.

“Dardanët i dalin zot Kosovës! Në palestrën e mbushur përplot të Pallatit të Rinisë dhe Sportit, në çerekun e fundit të lojës të gjithë ishim në këmbë në kërkim të fitores. 83 me 76 ishte rezultati fitues i basketbollistëve tanë ndaj Irlandës. Këtë të diel, e luajmë ndeshjen e radhës si mysafir kundër Azerbajxhanit. Duke besuar në sukses, vazhdojmë me hapa të sigurtë në rrugëtimin tonë për parakualifikimet e Kupës së Botës”, shkroi Kurti.

Shpërndaje në

U Kopjua

Të tjera nga Ballina