Një debat i ashpër ka ndodhur në mes të gazetarit Baton Haxhiut dhe analistit, Sadri Ramabaja.
Kjo pasi Haxhiu deklaroi se “Kurti e ka pranuar Asociacionin, por problemin e ka si do ta emëroje”.
Pas kësaj deklarate, Ramabaja i tha Haxhiut se ti “po gënjen”.
“Kjo është gënjeshtër e kulluar”, tha Ramabaja në Pressing të T7.
Kjo më pas ngjalli reagimin e Haxhiut.
“Pëballë e ka një njeriu të gabueshëm, me mua thehesh te fjala jo te argumenti”, tha Haxhiu.
Haxhiu më pas tha se “nuk e çon më tutje debatin meqë ka përdorim të fjalës gënjeshtër”, tha Haxhiu teksa shtoi se kjo është turp.
“Unë me Batonin jam i mësuar se 35 vjet me përpjekjet e tij për të punuar prapaskena”, tha Ramabaja.
Haxhiu i tha atij se edhe drafin e planit frako-gjerman e ka quajtur gënjeshtër, por doli ashtu.
“As 50 për qind nuk është ashtu”, tha Ramabaj, teksa debati vazhdoi.