Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, janë kthyer në tavolinën e bisedimeve nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian.
“Përfaqësuesi i lartë do të flasë për media sapo të përfundojë takimi” sapo tha për Klankosova.tv, zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme, Peter Stano.
Vetë Stano në konferencën e sotme për media tha se takimi mund të zgjasë deri në mbrëmje.
Kujtojmë se në këtë takim po diskutohet për aneksin e zbatimit të planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.