Live

Kurti flet për ndalimin e Rada Trajkoviqit nga “regjimi autokratik” i Serbisë në Merdarë

11:08 / 16 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Kryeministri Albin Kurti, ndalimin e Rada Trajkoviqit nga Serbia në kufirin me Kosovën, e ka quajtur hakmarrje kundër serbëve të Kosovës, të cilët i binden ligjeve të Kosovës.

“Ndalimi 10-orësh kufitar i Dr. Rada Trajkoviqit, këshilltare e ministrit të Kosovës Nenad Rashiq dhe diabetike, për herë të dytë këtë javë nga regjimi autokratik i Serbisë, është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe hakmarrje tipike kundër serbëve të Kosovës që i binden ligjit”, tha Kurti, ndërsa i etiketoi SHBA-në, Josep Borrellin dhe Miroslav Lajçakun.

Kujtojmë se Trajkoviqi është ndaluar dje nga policia kufitare serbe teksa po shkonte nga Kosova për në Serbi. Ajo aktualisht është duke u mbajtur nga pjesëtarë të BIA-s serbe.

Shpërndaje në

U Kopjua