Live

Kurti: Kosova është kampione për shtrirje të internetit

14:59 / 06 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Në Parkun për Inovacion dhe Trajnime në Prizren, është inauguruar Rrjeti për Hulumtim dhe Edukim të Kosovës (KREN).

Me këtë rast kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli për shërbimet digjitale që Kosova aktualisht i ofron për qytetarët e vendit.

Kryeministri Kurti përmendi të gjitha shërbimet elektronike që ofrohen për mes platformës E-Kosova.

Kurti duke thënë se Kosova është kampione për shtrirje të internetit, tha se rrjeti KREN është kontribues kyç për zbatimin e politikave për kërkim dhe hulumtim.

Sipas tij, KREN do të luajë rol të rëndësishëm në Kosovë.

Në këtë ngjarje po marrin pjesë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, përfaqësuesi i Bankës Botërore për Kosovë dhe një përfitues – përdorues i KREN-it.

Shpërndaje në

U Kopjua