Live

Kurti: Kosova shënon progres në qeverisje digjitale 

20:02 / 16 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Në indeksin e Bankës Botërore të Maturitetit të Teknologjisë në Qeveri (GTMI), Kosova është kategorizuar në grupin B të vendeve me fokus të konsiderueshëm në qeverisje digjitale.

Në një postim në Facebook, kryeministri Albin Kurti thotë se ky raport është tregues i progresit të Kosovës në dy vitet e fundit.

“Rezultatet që janë publikuar sot, tregojnë progresin që ka arritur Kosova në dy vitet e fundit në 48 indikatorët kyç të indeksit të cilat mbulojnë fushat si sistemet qeveritare, shtytësit kryesorë të digjitalizimit në qeveri dhe ofrimi i shërbimeve publike”, ka shkruar Kurti.

Në matjen paraprake të indeksit GTMI për vitin 2020, Kosova ka qenë e kategorizuar në grupin C të vendeve me fokus të kufizuar në qeverisje digjitale.

I pari i Qeverisë thotë se raporti i tillë do të jetë inkurajim për më shumë punë.

“Përparimi në këtë fushë duhet të shërbejë si inkurajim shtesë për shumë punë që na presin në digjitalizimin e të gjithë sektorëve. Strategjia e re dhe plani i veprimit për qeverisje elektronike që janë duke u përgatitur, do të ofrojnë udhërrëfyesin për avancimin gjithëpërfshirës të digjitalizimit në qeveri”.

Kurti ka thënë se digjitalizimi është prioritet i qeverisjes së tij.

“Digjitalizimi është një prej shtyllave kryesore të planit tonë qeverisës. Jemi të angazhuar për të ngritur efikasitetin dhe transparencën e administratës publike, si dhe për të përmirësuar shërbimet për qytetarë dhe biznese”, ka shkruar tutje Kurti.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...