Live

Kurti kritikon LDK-në: Deputetëve që s`janë në sallë po iu ecë rroga

14:15 / 30 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Kryeministri Albin Kurti ka kritikuar deputetët e LDK-së për mospjesëmarrje në sallën e Kuvendit, ku po mbahen interpelanca parlamentare për kryeministrin.

Ai ka thënë se opozita po thotë se është konstrkutive, por nuk po merr pjesë në sallë.

“Nuk e di a është opozita konstuktive, apo jo. Por, e di që asnjë deputet i LDK-së tash nuk është këtu. Pra, tema e rëndësishme, na e trego strategjinë, na trego platformën, ja ku është kryeministrit. Pra, unë jo vetëm që po informojë, por po kërkoj edhe pjesëmarrje”, ka thënë Kurti.

Ai ua ka rikujtuar deputetëve, se rroga iu ecë edhe kur nuk janë në sallë.

Shpërndaje në

U Kopjua