Live

Kurti: Ligjin për KPK-në do ta rishkruajë ministrja Albulena Haxhiu

21:22 / 29 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Ligjin e KPK-së, të cilin Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshëm, do ta rishkruajë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Përkundër që doli anti-kushtetues, ligji për KPK-në, sipas Kurtit ishte i mirë.

“Albulena si ministre e drejtësisë, e ka për detyrë ta rishkruaj. Ai ligj ka qenë i mirë, kemi nevojë për reforma në drejtësi, besoj që ka qenë i mirë. Gjykata nuk po beson që ka qenë i mirë apo i drejtë”, ka thënë ai.

Nëse nuk ka mundësi të gjendet një formulim i cili i përfshin vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese, atëherë sipas Kurtit duhet një vendim i ri politik.

“Le ta lexon MD-ja, dhe të ma sjellin, dhe të shoh se a ka pas mundësi që ta gjejmë një formulim i cili i përfshin vërejtjet që na ka dhënë gjykata, nëse nuk është e mundshme duhet vendim i ri politik, nëse është e mundshme kryhet me ministrinë e Drejtësisë”, ka thënë Kurti.

Kurti tha se shkelja e Kushtetutës, nga Haxhiu nuk është i njëjtë sikurse ai i Isa Mustafës për Asociacionin.

Shpërndaje në

U Kopjua